‘Jam shumë i lumtur të kthehem në shtëpi. Dua ta kthej këtë klub aty ku e ka vendin”.
Kjo kishte qenë deklarata e Zinedine Zidane kur ishte kthyer te klubi madrilen në mars të këtij viti.Në mënyrë të befasishme, Zidane kishte pranuar ftesën e Real Madridit për t’u rikthyer si trajner i ‘Los Blancos’.
Francezi ishte larguar vetëm nëntë muaj më herët, por u kthye pas ftesës nga presidenti Florentino Perez, derisa gjiganti madrilen po vuante si në Spanjë ashtu edhe në Evropë.
“Mos u kthe kurrë” është një shprehje që shpesh përdoret në futboll – dhe ndoshta Zidane ka filluar ta kuptojë pse.
47-vjeçari, që e drejtoi klubin madrilen drejt tre titujve të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve gjatë periudhës së parë të tij si trajner te klubi, tani ka arritur të fitojë vetëm 7 prej 16 ndeshjeve të tij, që prej rikthimit.
Mbrëmë ai pësoi një prej humbjeve më të rënda të karrierës së trajner, kur Reali në ndeshjen hapëse të grupit A u shkatërrua 3:0 nga PSG-ja.PSG nuk i pati disa lojtarë kryesorë – përfshirë Neymarin, Kylian Mbappen e Edinson Cavanin – por prapë ia doli ta dominojë 13 herë kampionin e Evropës.
Presioni në Zidanen tashmë ka filluar të rritet, dhe nëse gjërat nuk përmirësohen, do të ishte befasi nëse ai vazhdon të jetë në “Bernabeu” edhe pas Krishtlindjeve.Kjo formë e dobët e ekipit nën drejtimin e francezit, ka bërë që tifozët të fillojnë ta akuzojnë atë në rrjetet sociale, se nuk po mund t’ia dalë pa Ronaldon.
Francezit nuk po i ecën as pas transferimit të lojtarit të tij të preferuar, Eden Hazard në verëRonaldo kishte pasur rol kyç në sukseset e Zidane në periudhën e tij të parë si trajner – veçanërisht në Ligën e Kampionëve.
“I mbivlerësuar”, “Mashtrues” dhe “Asgjë pa Ronaldon” ishin vetëm disa prej cilësimeve të përdorura nga tifozët në rrjetet sociale, derisa shumë prej tyre kanë kërkuar shkarkimin e tij.Më poshtë mund të shikoni disa prej reagimeve në ‘Twitter’.
They said this is Zidane in the CL without Ronaldo 😭 pic.twitter.com/Re0NFAg3DW
— dayo (@Gideonxxx_) September 18, 2019
Zidane with Ronaldo and NO VAR vs Zidane with NO Ronaldo and VAR pic.twitter.com/r6M6qtWJnY
— Football (@Footbal08625855) September 18, 2019
Zidane with Ronaldo and no VAR
Zidane now with VAR and no Ronaldo pic.twitter.com/lypVRiqAi0
— Nasir (@NasirLFC) September 18, 2019
Zidane and Real Madrid without Ronaldo#PSGRMA pic.twitter.com/nodfglisCL
— MR Ambitious (@DaniAmbitious_) September 18, 2019