Lajme

GAP: Pasojat e Ligjit të ri për Paga në buxhetin e Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë tryezë diskutimi me temë “Cilat janë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë”.

Në këtë tryezë do të diskutohet lidhur me implikimet e Ligjit të ri për Paga si një nga kërkesat e dala nga Agjenda për Reforma Evropiane në kuadër të pakos ligjore për Reformë në Administratën Publike.

Më konkretisht, kjo tryezë do të reflektojë mbi implikimet financiare që ky ligj mund të ketë për buxhetin e Kosovës, dhe jo vetëm, si dhe hapat të cilat do t’i ndërmarrë Qeveria e re në zbatimin e tij.

Gjatë këtij diskutimi Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të publikojë një analizë politikash e cila fokusohet në identifikimin e implikimeve të mundshme të rritjes së pagave si rezultat i miratimit të Ligjit të ri për Paga.

Kjo analizë shqyrton efektin që ky ligj mund të ketë në buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat, si dhe ndikimin e mundshëm socio-ekonomik.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat