Sport

Forma e dobët me Realin, Hazard ka këto fjalë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard pranon se duhet të dëshmojë se mund të konsiderohet si ashtuquajturi ‘Galaktikë’ pas një fillimi të dobët në La Liga.

Hazard u bashkua me Real Madridin në para-sezon nga Chelsea në një marrëveshje që raportohet se mund të kushtojë deri në 140 milionë euro, por për shkak të një dëmtimi ai humbi fillimin e sezonit.

Trajneri Zinedine Zidane theksoi nevojën për të qenë i durueshëm me Hazard, ndërsa për herë të parë në formacionin startues belgu u përfshi ndaj PSG më 18 shtator.

“Unë nuk jam akoma galaktik, duhet të jem unë që të dëshmoj se mund të jem në fushë”, u tha ai gazetarëve përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge të martën.

“Ne të gjithë e dimë historinë e fanellës me numër shtatë në këtë klub dhe unë duhet të jem ai që të dëshmoj se mund të jem më i miri në botë”.

“Unë dua të kënaqem në fushë, të jap maksimumin, jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Unë nuk dyshoj në veten time, nuk dyshoj në trajnerin tim. Është gjithçka rreth besimit”.

“Jam i sigurt se gjithçka do të funksionojë mirë”, u shpreh Hazard.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv