Lajme

Fluks e mobilizim, kështu duket Mitrovica e Kadri Veselit e Vjosa Osmanit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në Kosovë sot po mbahen zgedhjet e parakohshme.

Lajmi.net është duke qëndruar nëpër qendrat e ndryshme të vendit, nga ku ka raportuar për procesin e zgjedhjeve në përgjithësi.

Vetura të shumta në rrugë, fluks i madh i qytetarëve e mobilizim është vërejtur në Mitrovicën e dy kandidatëve për kryeministra, Kadri Veselit e Vjosa Osmanit.

Nga atje është bërë e ditur se ka numër të madh të votuesve deri më tani, dhe se nuk është regjistruar ndonjë parregullsi.

Po ashtu, lajmi.net ka qëndruar edhe në vendlindjen e kandidatit për kryeministër nga rradhët e PDK-së, Kadri Veselit, në Broboniq.

Banorët e këtij fshati janë mobilizuar për të dalë sa më shumë në votime dhe për ta përkrahur kandidatin e tyre.

Aktualisht edhe dy orë kanë mbetur deri në mbylljen e vendvotimeve në Kosovë.

Pas orës 19:00, KQZ pritet të dalë me një konferencë për media ku do të tregojë për numrin e votuesve. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat