Kosova po shënon ditën e Zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare, shkruan GazetaBlic.
Qytetarët janë duke ushtruar të drejtën e votës nëpër komunat e tyre.
Janë parë edhe yjet e estradës, e në mesin e tyre Adelina Ismaili e cila ka votuar në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, e shoqëruar nga djali i saj.
“Zakonisht kur jam në Kosovë votoje, kur ka votime, zgjedhje. Nga këto zgjedhje pres ndryshim, vet pjesëmarrja e njerëzve e madhe dukët që ata po dojnë me ndryshu diçka. Ato çka pres i kam shprehur, por na duhet një ndryshim radikal i madh, për hatër të këtyre njerëzve që janë në moshë dhe kanë dalur të votojnë, dhe nuk kanë hequr dorë”, ishin fjalët e Adelina Ismailit.
Ndërsa minuta më parë ka votuar edhe Leonora Jakupi në po të njëjtën shkollë, “Dardania”.
“I ftoj qytetaret të votojnë në zgjedhje duke votuar për shtetin tonë vetën tonë presim gjithmonë diçka të mirë më e rëndësishme është rinia jonë dhe uroj që cila do parti të fitoj i uroj suksese. Të punojmë si në kohën e luftës dhe të qëndrojmë të bashkuar”, tha Leonora Jakupi./