Lajme

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare, çfarë shkruajnë mediet serbe

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mediat serbe kanë komentuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit u shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, ndërsa e dyta u rendit partia Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo fitore është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat serbe, të cilat shkruajnë se Albin Kurti triumfoi në zgjedhjet e së dielës, ndërkohë citojnë edhe pjesë nga fjala e tij, ku foli për mediat dhe para të pranishmëve në podiumin festiv gjatë orëve të vona në sheshin “Skënderbeu” në qytetin e Prishtinës.

“Albin Kurti shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Kurti deklaroi se nga sot ai do fillojë të punojë për krijimin e një qeverie të re me të si kryeministër”-shkruan B92.

Temë tjetër, e cila është trajtuar nga mediat serbe ka qenë edhe pjesa e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket dialogut me Serbinë, lideri i Vetëvendosjes tha se si kryeministër i Kosovës, ai do të marrë përsipër përgjegjësitë që i përkasin sipas Kushtetutës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat