Sport

Festa e pazakontë e Tares, shfryhet ndaj ndihmësit të Lazios: Mos më çaj trapin! Video

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Igli Tare ka festuar i gëzuar dhe i inatosur njëkohësisht fitoren ndaj Cagliarit 1-2 në 5 minutat e fundit shtesë.

Ai ka zbritur në fushën e Cagliarit për të përshëndetur ekipin, por nuk i ka mbajtur dot nervat në momentin kur njëri prej pjesëtarëve të stafit teknik bardhekaltër i kërkoi të mos qëndronte në fushë duke parë acarimin e tifozëve vendas me gjykimin.
Tare i është kthyer duke shfryrë: “Mos më çaj trapin!”

Jo pak herë, Tare ka zbritur në fushë në disa prej ndeshjeve të Lazios ku ka debatuar me arbitrat për gjykimin. Këtë herë, edhe kur gëzimi ka qenë tërësisht i ligjshëm për të festuar 3 pikët e çmuara, Tare nuk ka mundur dot të mos e fshehë inatin.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv