Sport

Euro 2020: Italia shkatërron edhe Lihtenshtajnin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Italisë ka vazhduar me fitore, në eliminatoret e Euro 2020.

Edhe pse e kualifikuar matematikisht, kombëtarja e Italisë nuk ka kursyer asgjë ndaj Lihtenshtajnit, për të fituar me rezultatin 5:0.

Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Mancini e nisi për mrekulli takimin, duke zhbllokuar shifrat qysh në minutën e 2’, me anë të Federico Bernardeschi.

Epërsinë e italianëve e dyfishoi Belotti, kur luhej minuta e 70’ e takimit, kurse trefishoi Alessio Romagnoli, vetëm shtatë minuta pas golit të Belotti, shkruan lajmi.net.

Rezultati u thellua me golin e El Sharaawy, 8 minuta para fundit të takimit, kurse krejt në fund vulosi Belotti, për 0:5.

Me këtë fitore, Italia numëron 24 pikë pas tetë ndeshjeve, për të qëndruar në pozitën e parë, e pashqetësuar, kurse Lihtenshtajni mbetet me 2 pikë nga 8 ndeshje, në pozitën e fundit të Grupit J.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv