
“Super Start” është aplikacioni më i ri i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kuadër të luftën ndaj informalitetit. Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama, ndërsa fton shqiptarët të shkarkojnë aplikacionin në celularët e tyre duke garantuar ruajtjen e konfidencialitetit, shkruan se në ditën e parë të këtij aplikacioni, janë kryer deri në mesditë plot 59 denoncime.
Sipas Ramës “59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin. Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor”.
“Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar. #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve” – shkruan Rama në Facebook.
Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…