
Jurgen Klopp ka befasuar duke deklaruar se mund të tërhiqet nga detyra e trajnerit në të ardhmen e afërt.
Menaxheri i Liverpoolit konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në botë derisa fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar.
“Shpresoj të vazhdoj kështu, por pas dy ose tri vitesh, nuk e di se çka mund të ndodh, ndoshta edhe pensionohem”, deklaroi Klopp për “Sport Bild”, transmeton lajmi.net.