Sport

Edhe Kosova U17 pëson humbje

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një mbrëmje jo edhe aq e mirë për shpresat e Kosovës në futboll.

Kombëtarja e Kosovës U17 është demoluar nga Uellsi, duke u mposhtur me rezultatin 1:4, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nuk nisi mirë për Dardanët e rinj, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq qysh në minutën e 15’ (Thaçi).

Një minutë më vonë, Baker realizoi golin e parë për Uellsin. Kurse, në minutën e 33’, Dackers dyfishoi epërsinë e uellsianëve.

Minuta e 44’ e takimit ishte ajo që dha goditjen e radhës për kosovarët, kur Higgins shënoi për 0:3.

Ademi arriti të shënonte golin e nderit për Kosovën U17, në minutën e 81’ të takimit, por Uellsi u përkujdes që të shënonte edhe një herë, me anë të Edëards, dy minuta para fundit të lojës.

Kjo është humbja e dytë radhazi për U17 e Kosovës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv