Sport

E konfirmuar: Ky do të jetë kundërshtari i radhës i Joshuas

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Anthony Joshua do të duelojë në prill të 2020-ës ndaj bullgarit Kubrat Pulev.

Lajmin e ka konfirmuar sot Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik.

Pulev është i mandatuar nga IBF, titull të cilin e mban aktualisht Joshua.38-vjeçari bullgar, 28 fitore e vetëm 1 humbje në karrierën e tij si profesionist (ndaj Klitschko), ka dueluar për herë të fundit më 9 nëntor, kur mundi amerikanin Rydell Booker.

Ndërsa Joshua dueloi të shtunën e kaluar, kur mposhti në revansh Andy Ruiz.

“IBF-ja është ajo që urdhëroi e para këtë duel, ndaj Pulev është i pari në listë. Gjithsesi, do të flas fillimisht me presidentin e IBF-së, pasi i mandatuar është edhe Usyk nga kategoria ëBO”, u shpreh Eddie Hearn, që tha se pas Pulev do të jetë radha e ukrainasit Oleksandr Usyk.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv