Sport

E BUJSHME: Prishtina e Gjilani në garë për ish mesfushorin e Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Prishtina dhe Gjilani do ta kenë një tjetër luftë mes vete gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Të dy skuadrat që po e kërkojnë titullin e kampionit janë vënë pas shërbimeve të Besar Musollit.

Sipas ‘Panorama Sport’ në Shqipëri mesfushori kosovar i Kukësit, që prej shumë vitesh nuk i ndahet kësaj skuadre, është duke u kërkuar me ngulm nga këto dy skuadra.

Musolli edhe më herët ishte kërkuara nga skuadrat në Kosovë, por më pas Kukësi nuk e lëshonte për t’ia vazhduar kontratën.

“E megjithatë, kontrata dhe lidhja shpirtërore që kapiteni ka me këtë ekip nuk u heq të drejtën kosovarëve që ta tentojnë. Ata po mundohen që ta joshin me financa. Gjilani ka si “bonus” faktin që garon për titull, ndërsa Prishtina po shfrytëzon pjesën që familja e lojtarit jeton në kryeqytet dhe kështu do të ketë mundësinë që të jetë pranë me ta”, shkruan e përditshmja shqiptare.

Mbetet të shihet nëse këtë herë Gjilani i Mezanit apo Prishtina e Dallkut do ta bind ish-lojtarin e Kosovës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv