Sport

Drita “thumbon” Prishtinën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Drita ka njoftuar se është klubi i vetëm me të drejta të plota në ECA.

Ish-kampioni i Kosovës ka marrë pjesë në takimin e ECA-së.

Gjilanasit kanë thumbuar Prishtinën që gjithashtu është pranuar në ECA.

Njoftimi i plotë nga klubi bardhekaltër:

FC DRITA i vetmi klub nga Kosova me të drejta të plota që merr pjesë në mbledhjen e ECA-së

Sot ka filluar takimin dy ditorë ECA(Asociacioni i Klubeve Evropiane) pjesë e të cilës është edhe FC DRITA, i vetmi klub nga Kosova me të drejta të plota.

Klubi jonë ditë më parë ka pritur në takim Olivier Jarosz, antarë i këtij asociacioni ku dhe na ka njoftuat rreth pranimit të klubit tonë në ECA dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë takim që ka filluar sot!

I pranishëm në këtë takim është z. Jetmir Salihu, managjer i klubit i cili do ta shfrytëzoj të drejtën e votës në vendimet që do të mirren sot në këtë takim.

ECA është organizatë e krijuar ne vitin 2008 (që ka zavendësuat G-14) që është e pranuar pranë shtëpis së madhe të FIFA-së, me 232 klube të antarësuar president i të cilës është Andrea Agnelli që njëherit është president i gjigantit italian Juventus.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv