Sport

Dragusha flet për super përballjen, Ballkani – Gjilani

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pas një pauze prej gati dy javësh, sot do të fillojë java e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vetëm një ndeshje do të zhvillohet sot, dhe ajo do të jetë derbi i dy ekipeve të para të tabelës, Ballkani- Gjilani.

Për këtë përballje në një prononcim për BlicMedia, ka folur trajneri dhe analisti i njohur i futbollit, Muhamet Dragusha.

“Ndeshja e sotme është edhe derbi i kësaj jave, dy ekipe të forta me lojtarë shumë cilësor njèra me talenta të rinj e tjetra me përvoj”, ka thënë fillimisht Dragusha.

“FC BALLKANI një ekip që po ka guxim me secilen ekip që po ndeshet e sidomos në Suharekë, që është shumë e fort dhe luan futboll të rrjedhshëm sidomos në repartin e sulmit”.

“FC GJILANI këtë vit i fort dhe me lojë të bukur e shumë rezultate të mira, nuk do të mbrohet as sot edhe pse është musafir e sidomos luan me ekipin që po tregon se jo rastsishtë është në tabel lart, një motiv shtes është për lojtarët e Gjilanit pasi tifozëria e tyre SKIFTERAT kanë 20 vjetorin e themelimit dhe besoj që kësaj ndeshje do t’i qasen me një përkushtim edhe më të lartë që festa të ka vlerë më të madhe”, ka deklaruar analisti Muhamet Dragusha.

Ballkani – Gjilani luhet sot nga ora 13:00. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv