Sport

Donjeta Sadiku: Profesorët ma humbën vitin në fakultet kur unë isha në gara

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik “Antalia 2019”.

Një e artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta është bilanci i medaljeve të fituara nga Kombëtarja e Kosovës në boks në Kampionatin Ballkanik “Antalia 2019”.

Medaljen e artë e fitoi Donjeta Sadiku, e cila në finale mposhti turken Sema Caliskan, në kategorinë -64 kg. Caliskan këtë vit kishte fituar medaljen e bronztë në kampionat botëror.

Nga i gjithë ky sukses, Donjeta nuk pajtohet me një gjë, ajo në emisionin “Sports Show” në Klan Kosovë, tha se profesorët nuk e kuptuan atë kur ajo ishte në gara, dhe se ia kishin humbur vitin e studimeve në Universitetin e Edukatës Fizike.

“Jam në Universitetin e Edukatës Fizike dhe nuk kam mundur të vij prej Rusisë, me hy ne provime, kështu profesorët nuk me kanë kuptu dhe e kam humb vitin për këtë arsye”, tha Donjeta për emisionin, “Sports Show”.

VIDEO

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv