Lajme

Dizdari: Thaçi është nxituar me deklarata për vrasjen e Ali Ukës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Avokati shqiptar Shefqet Dizdari, i cili gjatë periudhës së luftës kishte ndërmjetësuar ndërmjet grupeve të shqiptarëve të Kosovës, ka ardhur për herë të parë me një rrëfim për luftën e Kosovës që nga fazat përgatitore.

Dizdari, në “Debat Plus”, ka thënë se Hashim Thaçi ishte arrestuar dy herë në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, përcjell Telegrafi.

“Çështja e Thaçit për armëmbajtje pa leje u mbyll në Gjykatën e Lartë dhe ai u lirua. Më pas u ftua përsëri kur u vra gazetari i njohur Ali Uka, me të cilin Thaçi kishte banuar”.

Ai ka thënë se vrasja e Ali Ukës është një çështje e pazbardhur pavarësisht se në atë kohë ishte akuzuar një i afërm i tij.

Dizdari ka thënë se Thaçi është nxituar kur ka bërë deklarata publike për implikime të mundshme në vrasjen e Ali Ukës.

“Çdo deklaratë nga Thaçi apo Berisha për këtë rast janë të nxituara dhe flasin për joseriozitet të tyre”, shtoi avokati.

“Vrasja e Ali Ukës mbetet enigmatike dhe nuk është e ndershme për askënd të bëj komente por është e ndershme edhe nga autoritetet në Shqipëri edhe ato në Kosovë që të bëjnë zbardhjen e rastit”, tha ndër të tjera Shefqet Dizdari.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat