Lajme

Disa deputetë që kanë sherbyer, nuk janë pjesë e legjislaturës së shtatë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një numër i konsiderueshëm i deputetëve, që për disa mandate radhazi kanë shërbyer në Kuvendin e Kosovës, nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë, meqë nuk kanë arritur ta marrin besimin e elektoratit të subjekteve përkatëse. Megjithëkëtë, ata kanë pohuar se e pranojnë vullnetin e qytetarëve, pavarësisht faktit që angazhimet e tyre tash e tutje do t’i vazhdojnë jashtë Kuvendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do t’i shpallë rezultatet përfundimtare gjatë ditës së sotme në rast se subjektet politike nuk do ta paraqesin asnjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Meqë tashmë ka përfunduar numërimi i të gjitha votave, pritet që LVV-ja t’i marrë 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja 29 sosh, PDK-ja 25 mandate, ndërkaq AAK-ja 14 ulëse gjithsej.

Por një numër i madh i deputetëve, të cilët për vite me radhë ishin pjesë e Parlamentit, nuk ia dolën që këtë herë ta marrin besimin e elektoratit për t’u bërë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit,shkruan Zëri.

Ismajl Kurteshi, Sami Kurteshi e Xhelal Sveçla nga LVV-ja, Ismet Beqiri e Naser Rugova nga LDK-ja, Xhavit Haliti e Hajdar Beqa nga PDK-ja, Ahmet Isufi e Muharrem Nitaj nga AAK-ja, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu nga PSD-ja janë vetëm disa prej ish-deputetëve që nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat