Ekonomi

Çmimi Nobel për Ekonomi u jepet tri figurave që e luftuan varfërinë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Amerikanët Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer e kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonomi falë punës së tyre për zbutjen e varfërisë në botë.

Kjo treshe e krijoi një qasje të re për zvogëlimin e varfërisë, e cila është e mbështetur në eksperimente të hartuara me kujdes të lartë, që japin përgjigje për pyetje specifike të politikave.

Dulfo, profesoreshë në Institutin e Masaqusetsit për Teknologji, është personi më i ri dhe gruaja e dytë që e fiton këtë çmim prestigjioz. Edhe fituesi tjetër, Abhijit Banerjee, është profesor në këtë institut.

Amerikani tjetër, Michael Kremer, punon si profesor në Universitetin e Harvardit. Ai bëri eksperimente në vitet e nëntëdhjeta se si mund të përmirësohen rezultatet në shkollat e Kenisë perëndimore.

“Laureatët e këtij viti e kanë paraqitur një qasje të re për të marrë përgjigje të besueshme lidhur me mënyrat më të mira për ta luftuar varfërinë”, thuhet në njoftimin e Komitetit të Nobelit”, shkruan CNN.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
EkonomiLajme

Ministria e Financave shpreh qëndrimin e saj për buxhetin e vitit 2020

Ekonomi

ATK e mbush buxhetin e shtetit me rreth 500 milionë euro

Ekonomi

Numri i aplikimeve për azil në Gjermani bie për 14 për qind

Ekonomi

Shtetet e Bashkuara kufizojnë eksportet e pajisjeve të inteligjencës artificiale