Sport

Challandes tallet në konferencë me gazetarët, bën këtë koment ‘epik’

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bernard Challandes ka bërë shaka me gazetarët në konferencë për media, të cilët e pyetën rreth formacionit të Kosovës.

Tekniku zviceran vazhdimisht refuzon të japë emra, se kush do të luajë apo jo, madje nuk dëshiron të specifikohet as në pozita të lojtarëve.

Këtë gjë, ai e bëri edhe në konferencën e sotme, e cila ishte e fundit në prag të ndeshjes kundër Malit të Zi.“E kam ekipin tim në kokë”, deklaroi Challandes.

“E kam edhe një natë për ta menduar atë, por 90% të ekipit e kam në kokë. Mos më pyesni për emra, sepse tashmë e dini se nuk jap kurrë emra”, tha me shaka Challandes.

Në fund, ai e bëri një krahasim interesant, mes tij (trajnerit) dhe gazetarëve.

“Gazetarët tentojnë ta driblojnë trajnerin dhe trajneri i driblon gazetarët”, përfundoi me shaka Challandes.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv