Sport

Çekia assesi ta largojë Kosovën nga mendja e saj edhe në festën e ditëlindjes së përzgjedhësit të tyre

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Si duket çekët kanë filluar ta ndjejnë presionin e ndeshjes vendimtare kualifikuese kundër Kosovës.

Kjo mund të dëshmohet më së miri me faktin se edhe në ditën e ditëlindjes së përzgjedhësit të tyre, Jaroslav Silhavy, ata përmendin Kosovën.

“Jaroslav Silhavy feston ditëlindjen e tij sot. Trajnerit të ekipit kombëtar ne ia dëshirojmë çdo të mirë. Dhurata më e bukur që mund të marrë nga futbollistët është fitorja në ndeshjen ndaj Kosovës pas më pak se dy javësh”, ka shkruar Federata çeke.

Kosova i shkon Çekisë më 14 nëntor, në atë që parashikohet të jetë një finale e vërtetë për të dyja ekipet.

‘Dardanëve’ u duhet patjetër fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje për në Euro 2020.

Momentalisht në grupin A, Çekia është në vendin e dytë me 12 pikë, një më shumë se Kosova e cila mban vendin e tretë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv