Ekonomi

Bie transporti i mallrave me tren në Kosovë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Agjencia e Statistikave të Kosovës thotë se në tremujorin e tretë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 30 mijë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, numri i udhëtareve është rritur për 1.05 për qind.

ASK në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit, tremujori i tretë 2019”, duke iu referuar burimit të informatave, Trainkoso thotë se transporti i mallrave me tren në tremujorin e tretë të vitit 2019 është rreth 121 mijë ton, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018 kemi ulje për 20 për qind.

Sa i përket numrit të fluturimeve, në tremujorin e tretë 2019 ishin 2,896 fluturime ose 14 për qind më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, gjatë këtij tremujori, ishte rreth 783 mijë. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar kishte një rritje për 8.52 për qind. /Telegrafi/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
EkonomiLajme

Ministria e Financave shpreh qëndrimin e saj për buxhetin e vitit 2020

Ekonomi

ATK e mbush buxhetin e shtetit me rreth 500 milionë euro

Ekonomi

Numri i aplikimeve për azil në Gjermani bie për 14 për qind

Ekonomi

Shtetet e Bashkuara kufizojnë eksportet e pajisjeve të inteligjencës artificiale