Sport

Bekim Isufi: “Pas kësaj erdhi fundi”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ferizaj është njoftuar me humbjen e dhjetë sezonale, ndërkohë regjistroi disfatën e dytë këtë edicion nga Gjilani, shkruan Gazetasheshi.com.

Ekipi i Bekim Isufit nuk ishte aspak në element në duelin e javës së trembëdhjetë ndaj ‘kuqebardhëve’ të Gjilanit, derisa u shpartallua brenda 45 minutave të parë të lojës, me ç’rast edhe pësoi tre gola.

”Goli i parë na prishi krejt ekuilibrin në fushë edhe pse ndoshta deri në ato momente ishin ekip i mirë, e patëm posedimin dhe rastet për gol, dhe më pas e pranuam atë golin e lehtë prej gabimit në mes mbrojtjes dhe portierit, dhe aty erdhi fundi. Më pas erdhën ata golat e shpejtë dhe pas rezultatit 3-0 ndaj një skuadre siç është Gjilani është vështirë të kthehesh në lojë. U munduan në pjesën edytë aq sa patëm mundësi të bëjmë, por ishte shumë e vështirë”, deklaroi pas ndeshjes Isufi për media.

Tashmë Ferizaj zbret në pozitën e 11-të të renditjes tabelare me 9 pikë të grumbulluara nga 13-të javë kampionat.

Në kuadër të xhiros së ardhshme ekipi i Ferizajt e pret Flamurtarin.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv