Sport

Befason Blendi Baftiu: Nuk e kam pritur një gjë të tillë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ballkani ka qenë befasia më e madhe e stinorit vjeshtor në futbollin e Kosovës.

Skuadra e Ismet Munishit është shpallur kampion vjeshtor në Superligë, dhe së fundmi arriti edhe çerekfinalen e Kupës së Kosovës, raporton Zëri.info.

Lidhur me situatën te klubi Suharekas ka folur edhe futbollisti më në formë sot në Kosovë Blendi Baftiu.

Baftiu ka thënë se nuk e ka pritur që Ballkani të jetë kampion vjeshtor.

“E kemi nisur mirë edhe fazën përgatitore në verë, kemi zhvilluar më së shumti miqësore, dhe i kemi fituar të gjitha”, ka thënë fillimisht Baftiu në ‘Arena Sportive’.

“Të them të drejtën nuk e kemi pritur që të shpallemi kampion vjeshtor”, vlerësoi Baftiu.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv