Sport

As në Drenas, as në Prishtinë, ky është propozimi i ‘Dardanëve’ për stadiumin nacional

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Deklarata e zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku se dy partitë që pritet ta udhëheqin pushtetin pas zgjedhjeve të 2019-të VV-LDK, kanë vendosur që stadiumi kombëtar i futbollit i cili ishte paraparë të ndërtohet në Drenas do të ndërrojë lokacion dhe do të rikthehet të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinë aty ku ishte paraparë më herët kur në pushtet ishte LDK, ka hapur sërish debat në Kosovë, shkruan Zëri.info.

“Gjatë bisedave kemi vendosur që stadiumi i Kosovës të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas”, ka thënë Abdixhiku, deklaratë kjo që ka ngjallur debat të madh në opinion.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, është prezantuar projekti i stadiumit që pritej që do të ndërtohej në Koreticë të Drenasit.

Kryetari i tifozëve të Kosovës “Dardanët”, Lulëzim Berisha duke mos dashur shumë të hyjë ne detaje se ku duhet të jetë stadiumi, ai ka thënë se “Dardanët” më shumë preferojnë që të investohet në stadiumin e Mitrovicës dhe në këtë të Prishtinës në mënyrë që të rritet kapaciteti i tyre, derisa për investimet e parapara në stadiumin kombëtar, më mirë do të ishte që ato investime të shpërndahen në qytetet e Kosovës dhe të kemi në çdo vend nga një stadium të kategorisë së dytë.

“Nëse veç është vendosur të ndërtohet një stadium i tillë, atëherë ne pajtohemi, por sipas mendimit tonë që e përbëjmë shumicën e shikuesve të Kosovës, është mirë që të investohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në atë të Mitrovicës. Stadiumi “Fadil Vokrri” duhet ta zgjeronte kapacitetin deri në 23 mijë ulëse i cili sadopak do t’i plotësonte kërkesat e tifozëve”, ka thënë Berisha për gazetën “Zëri”, duke komentuar më pas nëse stadiumi kombëtar duhet të ndërtohet në Drenas apo Bërnicë.

“Është shumë mirë mos me qenë kundër asnjë lokacioni sepse është në Kosovë dhe jemi një. Por mendoj se më reale do të ishte që ato investime të bëhen nëpër të gjitha qytetet e Kosovës si dhe t’i kemi dy stadiume të kategorisë së katërt. Qytetet tjera që kanë para lë ta bëjnë edhe stadiumin nacional pse jo”, ka përfunduar Berisha.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv