Sport

As Messi, e as Suarez me Griezmanin – Ky është futbollisti kryesor te Barcelona deri më tani

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lionel Messi, Antoine Griezmann apo Luis Suarez?

Secili prej tyre duhet të bënte diferencën. Por jo. Lojtari më deçiziv te Barcelona në këtë sezon është Andre Ter-Stegen. Nëse skuadra katalunjase kryeson La Liga dhe është shumë pranë kualfikimit në fazën tjetër të Champions League, merita më e madhe I takon portierit gjerman, vendimtar me pritjet e tij.

Image result for marc andre ter stegen barcaNjë konfirmim për këtë erdhi edhe në sfidën e fundit kundër Slavia Prague, ku kampionët e Spanjës fituan me vështirësi 2-1. Nëse nuk do të ishte Ter-Stegen, ndoshta do të flisnim për një tjetër rezultat. Një detaj I rëndësishëm. Kur portieri është më deçizivi në një skuadër si ajo e Barcelonës, atëherë ka diçka që nuk shkon. Për këtë është e sigurt “El Mundo Deportivo”, e përditëshmja katalunjase shumë pranë dhe gjithmonë e informuar me atë që ndodh në klubin “blaugrana”.

Sipas gazetës, përtej rezultateve, shkaqet për paraqitjet larg pritshmërive të Barcelonës duhet të gjehen në dhomat e zhveshjes. Duke qëndruar në lajmin e publikuar që në faqen e parë të saj, atmosfera nuk është aspak e qetë, për shkak të debateve të vazhdueshme mes futbollistëve.

Lionel Messi mbi të gjithë nuk e ka fshehur pakënaqësinë për performancën e disa prej loktarëve të afruar së fundmi, që nga ana e tyre nuk i kanë pritur aspak mirë kritikat e kapitenit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv