Sport

Arsyet përse Xavi i tha ‘jo’ drejtimit të skuadrës së Barcelonës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Legjenda spanjolle, Xavi Hernandez, e ka njoftuar Barcelonën se nuk do ta marrë drejtimin e skuadrës katalanase gjatë merkatos së janarit.

Edhe pse e ka pranuar se është ëndërr e tij që të bëhet trajner i klubit të Barçës, me të cilin fitoi gjithçka, trajneri aktual i Al Sadd e ka refuzuar ofertën për ta zënë vendin e Ernesto Valverdes.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka sjellë 5 arsyet pse Xavi refuzoi Barcelonën:
1- Është i sigurt se puna është e tij

Ai e ka pasur luksin ta refuzojë ofertë, pasi e di se herët ose vonë do të bëhet trajner i Barcelonës. Prandaj, dëshiron ta nisë një projekt nga fillimi dhe jo nga mesi i sezonit.

2- Respekti për Ernesto Valverden

Xavi e konsideron veten si njeri i futbollit dhe ka respekt për trajnerin aktual të Blaugranëve. Duke e ditur se është një post që do ta marrë në të ardhmen, ish-mesfushori mendon se nuk do të ishte e ndershme që t’ia merrte punën e Valverdes në këtë mënyrë.

3- Respekti për Al Sadd
Klubi nga Katari ia ka dhënë mundësinë spanjollit që ta nisë karrierën si trajner, prandaj nuk dëshiron t’i prishë raportet me drejtuesit e Al Sadd. Kontrata e tij është valide deri në vitin 2021 dhe plani ka qenë që ta respektojë këtë kontratë dhe pastaj të bëhet trajner i përfaqësueses së Katarit. Sidoqoftë, mundësia që ta nisë punën si trajner i Barcelonës në qershor, do ta prishë këtë plan.

4- Përkushtimi ndaj lojtarëve të tij

39-vjeçari nuk dëshiron t’i lë në baltë lojtarët e tij, pasi të premten ekipi i tij e zhvillon finalen e Kupës së Katarit kundër ekipit më të fortë në atë vend, Al Duhail. Në këtë mënyrë, ai e ka edhe shansin ta fitojë trofeun e dytë, pas Superkupës që e fitoi bë verën e kaluar.

5- Detyrimi moral ndaj Victor Font
Xavi nuk ka marrëdhënie të këqija me presidentin aktual të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, mirëpo ai ka një përkushtim moral ndaj Victor Font, i cili është njëri prej kandidatëve për president të klubit. Zgjedhjet pritet të mbahen në vitin 2021 dhe deri atëherë, ai pritet të ketë nisur drejtimin e Barcës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv