Sport

Anglia ka një problem serioz pas ndeshjes kundër Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përkundër fitores ndaj Kosovës,vazhdojnë kritikat për Anglinë.

Anglia mposhti Kosovën me rezultat 5:3 në duelin e tyre në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Mirëpo, fitorja u përcoll me kritika të ashpra pas ndeshjes për paraqitjen e zbehtë të mbrojtjes te skuadra e selektorit Gareth Southgate.

Analisti i “Daily Mail”, Martin Samuel ka kritikuar ashpër Anglinë për mënyrën e mbrojtjes.

“Nëse mbrohemi kështu kundër një skuadre të mirë, kundër një konkurrenti për Kampionatin evropian në verën e ardhshme, Anglia nuk ka ahanse, aspak”, shkroi ai në komentin e publikuar pas ndeshjes.

Anglia ishte në disavantazh 0:1 në minutën e parë të ndeshjes por më pas u rikthye dhe shënoi pesë gola në pjesën e parë.

Por, Kosova arriti të realizojë dy herë të tjera në të dytën duke shfaqur problemet e Anglisë në mbrojtje.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv