
Sipas kushtetutës së Kroacisë shqiptarët të cilët jetojnë në këtë shtet janë pakicë autoktone dhe si të tillë kanë të drejtë ta zgjedhin një përfaqësues të veçantë për Parlamentin kroat, të ndarë me katër pakica të tjera. raporton portali Front Online.
Në një intervistë ekskluzive për portalin “Front Online”, Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka thënë se në shtetin kroat jetojnë mbi 18.000 mijë shqiptarë.
“Në bazë të regjistrimit të fundit në Kroaci jetojnë mbi 18.000 shqiptarë. Megjithatë, ky regjistrim është i vitit 2011 dhe besoj që ky numër është më i madh” ka deklaruar Kasapolli.
Shqiptarët të cilët jetojnë në këtë shtet 54.8 % i përkasin fesë myslimane dhe në parlamentin kroat përfaqësohen nga deputetja Znj.Ermina Lekaj–Përlaskaj.
Kasapolli për ” Front Online” ka thënë se komuniteti shqipërar në Kroaci ka fatin qe e ka një deputet si Znj, Lekaj Përlaskaj dhe kjo sipas tij i bënë ata më të organizuar.
“Ne kemi fatin që në Parlamentin kroat e kemi edhe një deputete shqiptare, por edhe një komunitet të organizuar mirë dhe vital. Kjo është një shtysë e madhe për ne si Ambasadë në kuptim të hapjes së dyerve të institucioneve më të larta shtetërore në Kroaci. Fakti që komuniteti ynë është mirë i pozicionuar dhe i qëndrueshëm në aspektin ekonomik na bënë neve shumë krenarë dhe më të qëndrueshëm në të gjitha rrafshet. Deputja Znj. Lekaj Përlaskaj, Unioni i shqiptarëve në Kroaci dhe shoqatat tjera lokale janë vlerë e shtuar e angazhimeve tona si ambasadë dhe si shtet dhe për këtë u jam shumë falënderues” theksoi Kasapolli.