
Luka Modric pritet të jetë një nga largimet e mëdha tek Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori kroat raportohet se ka nisur bisedimet për një transferim të mundshëm te skuadra amerikane DC United. Klubi MLS, mezi pret të sjellë një yll tjetër evropian në skuadër, për të mbuluar boshllëkun e lënë nga largimi i Wayne Rooney.
Modric ka pasur 18 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin në sezonin 2019-2020.