Lajme

Albin Kurti në Londër, takime me zyrtarë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, është duke qëndruar në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar ku po zhvillon takime me zyrtarë të Parlamentit Britanik.

Kurti është i shoqëruar edhe nga dy anëtarët e partisë, Saranda Bugujevci dhe Fitore Pacolli.

“Dje në Parlamentin Britanik në Londër u shtrua një darkë nga ana e Grupit të Miqësisë me Kosovën, John Grogan, deputet i Partisë Laburiste dhe Martin Vickers, deputet i Partisë Konservatore, për nder të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të deputeteve Fitore Pacolli dhe Saranda Bogujevci”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në “Facebook”.

“Në darkë morën pjesë edhe Alex Sobel, deputet i Partisë Laburiste, Nick Dakin, deputet i Partisë Laburiste, Earl of Sandëich John Montag dhe Lordi Dykes. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore u shkëmbyen mendime e ide rreth situatës socio-ekonomike, politike e rajonale, si dhe për prioritetet e qeverisë Kurti”, thuhet tutje në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se vizita do të jetë dy ditore dhe do të ketë edhe takime të tjera në shtetin e Britanisë së Madhe.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat