Lajme

Akademia e Udhëheqjes – Fuqizimi i grave për proceset e vendimmarrjes

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Është lansuar projekti “Akademia e Udhëheqjes – Fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes në Kosovë.

Themeluesja e OJQ-së “Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci”, Njomza Emini, tha se gjithmonë është injoruar roli i gruas kur është folur për vendimmarrje.

Sipas saj tani është koha që vajzat dhe gratë të jetësojnë ëndrrën e tyre për të qenë lidere.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, deklaroi se fuqizimi i gruas paraqet një pasurim për politikën, ekonominë dhe për gjithë shoqërinë.

“Është projekt i mirë për të parë se çka janë në gjendje të bëjnë femrat në këtë shtet. Natyrisht që duhet të caktohen këto tema në nivele të larta ndërkombëtare. Pse edhe gratë të mos e luajnë rolin dhe të kenë rëndësi të madhe. Kjo paraqet një pasurim për politikën dhe ekonominë dhe gjithë shoqërisë. Ky është një projekt i jashtëzakonshëm. Juve nuk ju intereson e kaluara dhe përkatësia, por doni që gjërat t’i shtyni para”.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje tha se arsyeja pse gratë janë përballë me paragjykime është mentaliteti patriarkal te qytetarët dhe te institucionet e vendit.

Haxhiu tha se Lëvizja Vetëvendosje tash ka 10 deputete gra të cilat janë zgjedhur pa kuotë gjinore dhe tashmë përqindja e grave në VV është 40% nga 20% sa ka qenë.

Ndërkaq, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se përfshirja e grave në vendimmarrje është obligim moral, kushtetues dhe ligjor.

“Diversiteti në vendimmarrje është dëshmuar që sjellë vendime të mira. Përfshirja e grave është obligim moral dhe kushtetues e ligjor. Jemi vendi me popullatën më të re në Evropë , mirëpo Kamenica është e mirë. Në kabinetin tonë ne i kemi përfshirë 50% të rinj dhe gra. Qeverisja e cila ka për qellim mirëqenien e qytetarit duhet të ketë parasysh gratë dhe vajzat. Nëse kemi përzgjedhur vetë të moshuarit atëherë nuk i kemi dëgjuar të rinjtë. Gratë janë ato qe vuajnë pasojat e një qeverisje të padrejtë. Punësimi i grave në qeverisje kërkon heqjen e barrierave të cilat janë krijuar nga qeveritë e padrejta”.

Merita Limani, hulumtuese për çështjet gjinore, tha se 80% e grave janë viktima të dhunës në familje.

Ky aktivitet mbledh të gjitha gratë dhe vajzat nga të gjitha komunitetet në Kosovë dhe do të zgjasë 5 muaj.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat