Sport

Agim Maliqi flet për përballjen kundër Vushtrrisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e Ballkanit ditën e nesërme do të përballet me Vushtrrinë në xhiron e fundit të edicionit vjeshtor në Superligën e Kosovës.

Para kësaj sfide në një prononcim për BlicMedia ka folur ndihmës-trajneri i Ballkanit, Agim Maliqi, i cili do të udhëheq skuadrën në mungesë të Ismet Munishit.

“Një ndeshje si gjithë ndeshjet e tjera.
Ne kemi cekur në fillim se do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje”, ka thënë fillimisht Maliqi.

“E dimë që do jetë një ndeshje e fortë, por ne do i qasemi si qdo loje tjetër do mundohemi ta bëjmë një lojë të mirë edhe pse ndeshja do të luhet pa shikues, të gjithë ata që do ta përcjellin në TV të ndahen të kënaqur”.

“E dinë se Vushtria është në një pozitë jo të mirë, e dimë se na pret punë e vështirë, por ne kemi përgatitur ekipen për këtë ndeshje që të jenë në nivelin e duhur. Shpresojmë në një lojë fer dhe korekte”, ka deklaruar Agim Maliqi.

Në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor të kampionatit, Ballkani udhëton në “Ferki Aliu” për tu përballur me Vushtrrinë.

Takimi luhet nesër (e hënë) me fillim nga ora 13:00. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv