Sport

A po e paralajmëron Zidane një transferim të madh në fund të afatit kalimtar veror?

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Zinedine Zidane ka lënë të kuptohet se Real Madridi ende nuk ka mbaruar punë në tregun e transferimeve, një ditë para se të mbyllet ai më 2 shtator.

Afati kalimtar i verës është i hapur deri të hënën në mesnatë dhe Real Madridi do të bëjë përpjekje për t’i blerë një apo dy futbollistë deri në momentin e fundit, transmeton Gazeta Express.

Dhe trajneri Zidane nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bardhët të përforcohen ende.

“Gjithçka mund të ndodhë deri të hënën”, tha Zidane në konferencë për media para ndeshjes kundër Villarrealit kur u pyet për mundësinë që klubi madrilen ta transferojë ndonjë lojtar në minutat e fundit.

“Një bombë, dy bomba, ama më rëndësi është ndeshja e nesërme (diele)”, shtoi ai.

Trajneri francez qartazi e deshi bashkatdhetarin e vet Paul Pogban këtë verë, por klubi nuk ia doli ta transferojë nga Manchester Unitedi. Megjithatë, Zidane thotë se është i lumtur me skuadrën që e ka në dispozicion.

“Në fund, kjo është skuadra që e kam. Jam krenar me këta lojtarë dhe për mua, ata janë më të mirët”, theksoi ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv