Lajme

28 Nëntori – shqiptarët mblidhen bashkë për të festuar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

107 vjetori i shpalljes së Pavarësisë e gjen këtë herë Shqipërinë në një gjendje aspak për t’u dëshiruar.

Ngjarja tragjike që goditi Shqipërinë, bëri që të humbin jetën e të lëndohen shumë njerëz, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha në dy epiqendrat e tërmetit, në Durrës dhe Thumanë.

Ky 28 Nëntor e gjen Shqipërinë përplot me dhimbje, ankth e varrime. Shumë aktivitete ishin parashikuar nga qeveria dhe komunat, por ato janë anuluar për shkak të tragjedisë së ndodhur mëngjesin e së martës, teksa i vetmi aktivitet i cili parashihet të zhvillohet është ceremonia e ngritje së flamurit.

Por pavarësisht se çdo 28 Nëntor shqiptarët mblidhen bashkë për të festuar, këtë herë shqiptarët anembanë botës janë më të bashkuar se kurrë, por për tjetër arsye.

Anembanë botës shqiptarët janë bërë bashkë prej dy ditësh që t’i dalin në ndihmë Shqipërisë, me çfarëdo të jetë e nevojshme, raporton Indeksonline.

Solidariteti për të ndihmuar viktimat dhe të prekurit e gjallë nga ky tërmet është duke vazhduar, deri në momentin kur Shqipërisë t’i kthehet normaliteti.

Ushqim, veshmbathje, strehim e mjete të shumta financiare janë dhënë nga shqiptarët për të prekurit nga tërmeti, gjë kjo e cila do të thotë shumë në një situatë para së cilës gjendet shteti shqiptarë.

Padyshim se kjo situatë e krijuar në Shqipëri nuk është imagjinuar nga askush, por fatkeqësitë e tilla tregojnë më mirë se kurrë se sa të bashkuar janë shqiptarët, se sa shumë do të thotë kombi shqiptar dhe sa e vlefshme është shqiptaria./io/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat