Sport

10 kuriozitetet që duhet t’i dini para derbit Inter-Juventus

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Inter-Juventus nuk është një ndeshje e zakonshme, njihet si derbi Italisë.

Po le të njihemi me 10 statistikat më interesante para ndeshjes:

1 – Interi ka fituar vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit në Serie A kundër Juventusit (5 barazime, 7 humbje) – e fundit 2-1 në Shtator 2016, me Frank de Boer në stol.

2 – Interi është skuadra kundër së cilës Juventus ka fituar më shumë ndeshje në Serie A: 82 suksese të bardhezinjve në 172 ndeshje – 44 barazime dhe 46 fitore të zikaltërve.

3 – Interi është edhe skuadra kundër së cilës Juventus, ka humbur më shumë ndeshje (35 humbje në 86 ndeshje) dhe ajo kundër së cilës ka pësuar më shumë gola në transfertë (134) në historinë e saj në Serie A.

4 – Inter ka fiuar gjashtë ndeshjet e para këtë sezon në kampionat: më parë këtë arritje e kanë bërë edhe në sezonin 1966/67, kur fituan edhe sfidën e shtatë.

Image result for inter juventus san siro

5 – Pas një serie negative në shtëpi me 1 humbje dhe 3 barazime, Interi ka arritur që të fitoi pesë ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A, duke pësuar vetëm një gol.

6 – Duke përjashtuar sezonet 2004/05 dhe 2005/06, në 16 nga 18 rastet kur Juventusi ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e para të sezonit në Serie A, ka arritur që të dalë e para në renditje.

7 – As Juventus as Inter nuk kanë mundur që të gjejnë rrugën e rrjetës në 15 minutat e para në Seri A këtë seon. Skuadra ziklatër ndërkohë s’ka pësuar asnjë gol në 45 minutat e para.

Image result for inter juventus 2018

8 – Trajneri i Interit, Antonio Conte e përfundoi sezonin e tij të parë në Serie A te Juventusi pa humbje (23 fitore, 15 barazime); ai humbi ndeshjen e parë ndeshjen e parë në jpas 49 javësh, kur u mund nga Interi 1-3.

9 – Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku luajti vetëm një ndeshje kundër Juventusit, në shtëpi me Manchester United sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve: një gjuajtje gjatë 90 minutave.

10 – Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka arritur që të shënojë në dy ndeshjet e tij të para në Serie A të luajtura në “San Siro”. Më parë vetëm Andriy Shevchenko ka shënuar në 3 ndeshje radhazi në këtë stadium mitik.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv