Lajme

Valdete Daka ka një porosi për qytetarët që do të votojnë nesër

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit.

Ajo përmes një video-porosie në Facebook ka treguar për procedurat e votimit në procesin zgjedhor, transmeton lajmi.net.

Daka ka thënë se qytetarët gjatë procesit zgjedhor duhet të kenë me vete një dokument identifikimi dhe në fletëvotime duhet të votojnë për vetëm një parti që dëshirojnë, ku do të përzgjedhin pesë kandidatë të asaj partie, në mënyrë që fletëvotimi të jetë i vlefshëm.

Ndryshe, nesër në Kosovë do të votohet për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Zgjedhjet në Kosovë mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale. Ndërkohë që mbrëmë në ora 24.00 ka përfunduar fushata dhe sot është heshtje parazgjedhore.

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme përmban 1,937,869 emra të votuesve, me dallim prej 111,733 votues më shumë, në krahasim me zgjedhjet lokale të datës 22 tetor 2017.

Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895, katër qendra të votimit më pak se në zgjedhjet lokale, të datës 22 tetor 2017, dhe numri i vendvotimeve është 2 mijë e 547, ose 42 më shumë se në zgjedhjet lokale të datës 22 tetor.

Numri i votuesve të ri që do të votojnë për herë të parë është 111 mijë e 733 votues. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat