Lajme

Thaçi: Mosliberalizimi i vizave po ndodh për shkak të mosunitetit evropian

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ka njoftuar për takimin që ka pasur javën që lamë pas me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Moghernini, dhe me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ai thotë se të gjithë të pranishmit kanë shprehur përvojat e punës dhe “eksperiencat e mira, por edhe ballafaqimet që kemi pasur për të ardhmen evropiane të vendeve tona”.

“Ishte konkludim i përbashkët i liderëve të Ballkanit Perëndimor, një zhgënjim masiv mund të themi i mosangazhimit konkret të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor, zhgënjim që përcillet edhe në Kosovë në veçanti për mosliberalizimin e vizave kur ne kemi përmbushur të gjitha kriteret”, ka thënë Thaçi në këtë video-mesazh, raporton Koha.net.

Kjo, sipas tij, po ndodh për shkak të mosunitetit evropian e jo që Kosova nuk i ka zbatuar të gjitha kriteret.

“Por ne e kemi vetëm një të ardhme, atë evropiane, andaj Bashkimi Evropian, liderët evropianë, në këtë kohë të mosvizionit të tyre duhet të dëshmojnë se nuk do të bëjnë gabimet e liderëve të fillimviteve të ‘90-ta të BE-së, në kohën e fillimit të krizës jugosllave. Sepse, gjithmonë në Ballkanin Perëndimor ka potenciale të rrezikshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, ka deklaruar presidenti.

Thaçi ka thënë në fund se Kosova dëshiron të besojë se BE-ja do të fillojë të ndryshojë pozitivisht për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat