Lajme

Tërmeti/ Arrestohen 9 persona, por kush janë 8 të tjerët që janë arratisur?

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Hetimet pas shembjeve të pallateve në Durrës kanë çuar në pranga 9 persona dhe 8 të tjerë janë në kërkim, pasi janë larguar nga Shqipëria.

Lajmin e bëri të ditur kreu i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu në një konferencë për mediat.

Ndërkaq, 8 prej personave ndaj të cilëve ishin lëshuar fletë-arresti kanë ikur nga Shqipëria dhe nuk janë ndaluar dot.

Policia bëri me dije se personat nuk janë larguar për ti ikur hetimit, por për arsye familjare. Gjithashtu shtohet se njëri është larguar para se të ndodhte tërmeti. Nuk kanë marrë dijeni për hetimin dhe janë larguar.

5 personat që janë jashtë shtetit, nuk lidhen për ikjen për shkak të hetimit. Policia ka marrë masa dhe ka dërguar në pikat e kalimi punonjës që të ndalojnë këto persona’, tha drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi, duke tentuar të zbusë pak situatën e rënduar.

Por kush janë personat e arratisur?

Burime nga policia thanë se në kërkim janë:

Arben Qato-pronar i Vila Palma

Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

Aldo Dakovelli-shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko-punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

Artur Çela-ish-drejtori i INUV

Flamur Gjuzi-ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat