Lajme

Sulmohen dy infermier në Spitalin e Mitrovicës, reagon SHSKUK

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se mbrëmë janë sulmuar dy infermierë në spitalin e përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë rreth orës 20:00, në Repartin e Emergjencës.

Infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë: F.M dhe A.H, të cilët kanë marrë lëndime trupore.

“SHSKUK e dënon dhe cilëson si të papranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë”, thuhet në reagim.

Në njoftim thuhet se përkundër sulmit fizik ndaj infermierëve, pacientët janë trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent. /T/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat