Lajme

S’ka takim të planifikuar Kurti – Mustafa, mund të ketë zhvillime pasdite

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Deri më tani nuk është planifikuar ndonjë takim në mes të kreut të VV’së, Albin Kurtit dhe atij të LDK’së, Isa Mustafës, kanë konfirmuar burime brenda partive për Gazetën Express. Megjithatë, nuk është përjashtuar mundësia që pasdite të ketë ndonjë zhvillim.

E premtja e shënoi edhe takimin e fundit në mes të VV’së e LDK’së ku u diskutua për koalicionin qeverisës.

Mirëpo, edhe atë ditë nuk pati ndonjë zhvillim të ri në mes të dy partive, përveç se u konfirmuan edhe njëherë dallimet e mospajtimet që kanë mes vete.

Tash, kur kanë mbetur edhe pak ditë para seancës konstituive, Kurti dhe Mustafa përkundrazi nuk i kanë shpeshtuar takimet.

Dje nuk pati ndonjë zhvillim, përveç akuzave në distancë e porosive që i dërgoi LDK drejt Vetëvendosjes.

As sot partitë, të paktën ashtu siç kanë konfirmuar deri më tani nuk kanë të caktuar ndonjë takim.

Kështu kanë deklaruar burime brenda dy partive për Gazetën Express, derisa, të njëjtat nuk e kanë mohuar mundësinë që zhvillime të ketë gjatë pasdites.

Kujtojmë që Albin Kurtit e Isa Mustafës iu ka mbetur vetëm sot edhe nesër që të merren vesh për koalicionin.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat