Lajme

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Malëve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Duke mbuluar rreth 27 për qind të tokës, malet luajnë rol vendimtar në lëvizjen e botës drejtë rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Dita Ndërkombëtare e Maleve u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003 , pas shpalljes së Ditës Ndërkombëtar të maleve nga ana e OKB-së që shpalli në vitin 2002 , vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve.

Malet jo vetëm që sigurojnë furnizimin dhe mirëqenien e 720 milionë njerëzve në male nëpër botë, por në mënyrë indirekte përfitojnë miliarda më shumë që jetojnë në zona urbane.

Praktikisht, malet sjellin ujë të pastër, energji dhe ushqim- burime që do të jenë gjithnjë e më të pakta në dekadat e ardhshme.

Sidoqoftë, malet gjithashtu kanë shkallë të lartë të varfërisë, dhe janë jashtëzakonisht të prekshme nga ndryshimet klimatike, shpyllëzimet, degradimet e tokës dhe fatkeqësitë natyrore.

Mbetet sfidë, identifikimi i mundësive të reja dhe të duhura që mund të sjellin përfitime të dyja, komuniteteve malore dhe atyre në ultësira dhe që mund të çrrënjosnin varfërinë pa kontribuar në degradimin e ekosistemeve të brishta, malore.

Në Kosovë vazhdon shkatërrimi i maleve, ku druri shfrytëzohet si lëndë djegëse dhe burim i përfitimeve personale.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat