Lajme

Rama thirrje: “Kontribuoni për të qetësuar shpirtërat e njerëzve”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri Rama shprehu keqardhjen që bilanci i të vdekurve është rritur, pavarësisht nga kërkimet pa pushim të trupave heroike të shpëtimit.

Ata kanë vijuar dhe vijojnë të punojnë në kushtet e rrezikshmërisë tanimë shumë të lartë. “Është momenti për të ndihmuar psikologjikisht një popull të traumtizuar dhe nuk është momenti për audiencë, like dhe komente. Të gjithë të kontribuojnë sa të munden për të qetësuar shpirtrat e stërtrazuar të njerëzve dhe për të përçuar informacion real” tha zoti Rama. “Kjo është koha e psikologëve dhe jo e astrologëve” tha ai.

Kryeministri bëri të ditur se nuk ka asnjë familje që nuk ka një strehë, që nuk është e mbrojtur nga shiu dhe e garantuar me ushqime. “Do të na duhet shumë vëmendje ndaj këtyre njerëzve, shumë dinjitet në shërbimin ndaj tyre dhe do të na duhet një durim i hekurt, të cilin ne duhet ta kemi. Ne duhet të garantojmë kushtet optimale për në këto kushte, kur kanë humbur pasurinë e tyre” tha kryeministri.

Ai tha se “Tani është momenti për të inventarizuar të gjithë kuadrin e situatës së familjes duke bërë verifikim strikte të familjeve që strehohen në hotele”. “Historia ka mësuar se botën ku jetojmë se këto janë situata se abuzimet shoqrojnë këtë situat, duhen të shamngen maksimalisht” kujtoi zoti Rama. “Programi i rëndërtimit është prioriteti ynë numër një” theksoi kryeministri./rtsh/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat