Lajme

Rama sfidohet nga gazetari i njohur – I kërkon ta vizitojë Prishtinën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në momentet e para kur Kosova ka refuzuar nismën e tij dhe të Vuçiqit për Minishengenin ka filluar sulmet ndaj klasës politike në vend. E duke parë gjithë këtë situatë të tensionuar, dikush e ka sfiduar Edi Ramën.

Gazetari i njohur shqiptar, Andi Bushati, i cili njihet për qëndrime e tij kritike ndaj pushtetit, ka thënë se do të ishte mirë që Edi Rama të planifikojë një vizitë në Kosovë.

“Do ishte bukur që Rama të planifikonte ndonjë vizitë në Prishtinë këto ditë”, ka shkruar Bushati në profilin e tij.

Rama, më së ashpëri ka sulmuar kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn, i cili edhe përkundër gjithë ofendimeve që i bëheshin , thoshte se Edi Ramën e ka vëlla.

Ulja në tryezë me Vuçiqin dhe bashkërendimi i veprimeve me Serbinë, përveç klasës politike, ka irrituar edhe popullin e Kosovës, të cilët kanë vërshuar rrjetet sociale me kritika e akuza për Edi Ramën.

Kjo pasi që takimi i tij me Vuçiqin në Tiranë ka ardhur vetëm pak ditë pasi kreu i shtetit serb ka mohuar Masakrën e Reçakut dhe i ka dalë në mbrojtje ish-ministrit serb në qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat