Lajme

Rama: Na duhet lista e apartamenteve. Kemi detyrë t’i japim jetë më të mirë seç kishin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri Edi Rama tha se në 2020-ën do të jenë ndërtuar të gjitha shtëpitë për të prekurit nga tërmeti, banesat e të cilëve u dëmtuan duke i lënë në qiell të hapur.

Kryeministri Edi Rama kërkoi të ketë në do të një situatë të apartamenteve të mbetura stok në Tiranë dhe në qytetin e Durrësit për të parë nëse banorët që sot po akomodohen në hotele të kenë shtëpitë e tyre në ato apartamente të mbetura stok në kryeqytet dhe Durrës, pra apartamente të pa shitura.

Në mbledhjen e qeverisë, Rama kërkoi që të vihet në kontakt me sipërmarrësit përkatës për të vlerësuar situatën e apartamenteve stok. Kryeministri tha se pallatet dhe shtëpitë e shembura në Thumanë do të ndërtohen në Tiranë.

“Duhet të mbarojë stoku i apartamenteve në Tiranë dhe Durrës, na duhet kjo urgjent. Na duhet sipërmarrësi përkatës, situata e apartamenteve, që janë bosh fare, të pabanuara, apo kanë orendi brenda. Kjo na duhet urgjentisht. Se kjo do të jetë në diskutimet e para në Komitetin Kombëtar të ndërtimit. Nuk është e mençur të ndërtojmë pallatet në Thumanë që të gjitha ashtu si ishin.

Janë njerëz të pashaportizuar në Tiranë, është më mirë t’i sjellin në Tiranë, nga 4 pallate mund të ndërtojmë një pallat në Tiranë. Dhe kështu racionalizojmë një proces. Nuk i kthejmë dot jetën atyre që një fat më misterioz në dorën e një force tjetër, zoti natyra vendosi…por kemi detyrë që atyre që humbën shtëpinë t’i japin kushte më të mira seç kishin”, tha Rama.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat