Lajme

Rama: 27 Nëntori ditë zie kombëtare, 28 dhe 29 nëntor nuk do jenë ditë festive

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tiranë- Kryeministri Edi Rama në mbledhjene qeverisë ditën e sotme ka deklaruar se sot do të shpallet ditë zie kombëtare për viktimat që la pas tërmeti i djeshëm. Ai ka theksuar se për 28 dhe 29 nëntor nuk do të ketë festime.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë dhe këtu pa dashur të bëj asnjë dallim nga kabineti qeveritar, që kanë bërë më të mirën dua t’i bëj një falënderim të veçantë, zv.kryeministrit, ministrit të brendshëm, ministres së Mbrojtjes, ministres së Shëndetësisë, që janë përballur në çdo sekondë, patjetër dhe ministri i Turizmit, ka filluar menjëherë punën, ku do të kemi një risi me nevojën për të adresuar përditshëmrinë e familjeve të prekura. Sot qeveria do të miratojë vendimine zisë Kombëtare. Kjo pararend dy ditë para festave të pavarasisë dhe na ka bërë të pamundur për të pasur më shumë ditë zie, do të donim tre ditë zie. Kemi 24 viktima dhe sipas saj nuk do të mbetet me kaq. Na ka çuar që kemi flamurin shqiptar në gjysmë shtizë. Kjo është normë ndërkommtarisht e afirmuar se asnjëherë në ditën kombëtare nuk mund të ketë zi.28 dhe 29 nëntori nuk do të jenë ditë me përmbajtje festive. Tek e-albania kemi një platformë për të gjithë ata që duan të kotribuojnë për këtë. “, është shprehur Rama.

Rama shpall 27 nëntorin ditë zie kombëtare. Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme për perimetrin që përfshiu tërmeti, qarqet Tiranë dhe Durrës. Në mbledhjen e qeverisë ai ka shprehur mirënjohjen për të gjithë vendet që na kanë ndihmuar në këto ditë të vështira./D/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat