Lajme

PSD nuk do ta nënshkruaj Paktin Kundër Korrupsionit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Partia Socialdemokrate nuk do ta nënshkruaj Paktin Kundër Korrupsionit të cilin e ka propozuar kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Ai ka qenë i pari që e ka nënshkruar paktin prej dhjetë pikave dhe u ka bërë thirrje edhe liderëve të tjerë që ta nënshkruajnë atë.

Por PSD’ja ka refuzuar që ta nënshkruajë atë. Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi.

“PDK duhet të shkoj në opozitë. I ka bërë mjaft dëme vendit. Sigurisht që nuk do të nënshkruajmë asgjë qe propozohet nga PDK. Qytetarët do të vendosin me votë se kush do ti përfaqësoj”, tha Kuçi.

E pyetur se a është ky qëndrim i koalicionit AAK-PSD apo vetëm i partisë së saj, Kuçi ka thënë se ky qëndrim nuk përfaqëson koalicionin për vetëm partinë.

“Ky është vetëm qëndrimi i PSD’së, nuk është qëndrim i koalicionit” tha ajo.

Sot gjatë ditës, Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë për media ka prezantuar paktin prej 10 pikave që, sipas tij, do të jetë një hap konkret për luftimin e korrupsionit.

Veseli në konferencë tha se i bën thirrje të gjithë liderëve të partive politike që ta nënshkruajnë një pakt të tillë. /gazetaexpress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat