Lajme

Prokurori në Mitrovicë kërkon që dy shtetasit rusë të gjobiten me para

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Policia e Kosovës ndaloi dy shtetas rusë në veri të Kosovës – një burrë dhe një grua – nën dyshimet se kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Sllobodan Bakiq, tha për Radion Evropa e Lirë se ka kërkuar dënim të detyrueshëm (gjobë me para) për shtetasit rusë dhe se vendimi pritet gjatë ditës.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, shtetasit rusë u kanë thënë autoriteteve të Kosovës se kanë synuar të arrijnë në “Llukovska Banja” – qendër rehabilituese në jug të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar të Jarinjes dhe se sistemi i navigimit i ka dërguar në kufi me Kosovën.

Ata kanë thënë se nuk kanë planifikuar të hyjnin në Kosovë.

Prokurori Bakiq tha më herët për Radion Evropa e Lirë se ata, fillimisht, kanë bërë përpjekje të kalonin vendkalimin kufitar Jarinje, porse, për shkak të mungesës së vizave, janë kthyer.

Pas përpjekjes së sërishme për të shkuar në banjë, ata kanë shfrytëzuar rrugë alternative dhe janë kapur nga policia.

Prokurori i identifikoi ata si Egor Igoreviq (Igor Krasikov) dhe Marina Vladimirovna Krasikova.

“Dy shtetasit rusë u përpoqën të hynin në territorin e Kosovës, por nuk i plotësonin kushtet për këtë, sepse nuk kishin viza dhe leje qëndrimi, pra mundësinë e qëndrimit në Kosovë. Pastaj, ata përdorën një rrugë alternative në fshatin Sharpel dhe u përpoqën të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Aty u kapën nga një patrullë, u ndaluan dhe u proceduan penalisht. Kam vendosur masën e paraburgimit prej 24- orësh. Ne po punojmë në këtë çështje dhe ka të ngjarë që ata të paraqiten para gjykatësit pasdite”, tha Bakiqi.

Policia tha më herët se dy shtetasit rusë kanë qenë duke udhëtuar me një automjet me targa të Malit të Zi.

Me urdhër të prokurorit, vetura është konfiskuar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat