Lajme

Prizren, policia sekuestron 130 barna pa banderola

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nëntë barnatore në Prizren kanë qenë caku i kontrollave së Policisë së Kosovës, me ç’rast janë sekuestruar rreth njëqind e tridhjetë njësi barna pa banderola.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një bashkëpunimi me inspektoratin farmaceutik dhe zyrtarët e doganës ka kryer këtë kontrollë në bazë të dyshimit për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, shkruan Telegraf.

“Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëpunim me inspektoratin farmaceutik dhe zyrtarët e doganës, ka realizuar urdhër kontroll në nëntë (9) barnatore në rajonin e Prizrenit, mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për veprën penale: “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar rreth njëqind e tridhjetë (130) njësi barna pa banderola”, thuhet në raportin e policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat