Lajme

Policia tregon se si Shpend Ahmeti u kërcënua në zyrë: Personi e kishte telefonuar edhe më herët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për kanosjen që i është bërë dje Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili u ofendua verbalisht nga një person që hyri në zyren e tij, shkruan Gazeta Metro.

Siç bën të ditur policia përmes raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

Personi në fjalë dyshohet se një ditë më parë e kishte kanosur Ahmetin edhe përmes telefonit.

Prokuroria është njoftuar me këtë rast, dhe po vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë:

Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka hyrë në objekt dhe duke e ofenduar verbalisht ka kërkuar takim me Kryetarin e Komunës. Dyshohet se një ditë më parë përmes mesazhit telefonik kishte kanosur të njëjtin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar./gazetametro.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat